Mbeturinat i marrin "frymën" ish-Kënetës në Durrës
Kontenjerët e mbetjeve prej ditësh janë plot në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Buzë rrugës mbetjet kanë zënë vend dhe askush nuk i pastron.
Banorët të revoltuar shprehen se kjo situatë po vijon prej ditësh.
"Pastrohen një herë në javë."
"Më vjen keq për kulturën që tregojmë këtu."
Ata thonë se Bashkia e Durrësit e drejtuar nga Emiriana Sako është në dijeni të situatës por nuk ka reaguar.
"Është gjë që shihet me sy të lirë."
Kanali i ujërave kulluese është mbushur gjithashtu me mbetje, që rëndojnë situatën atje.
"Me të zënë sëmundjet."
Terrritori i Bashkisë së Durrësit vitet e fundit është përfshirë nga kriza e njëpasnjëshme e mbetjeve, ndërsa duket se institucionet lokale nuk po munden që ta pastrojnë terrotorin pavarësisht ultimatumeve të kryeministrit Edi Rama që mbetjet të jenë prioritet.


