Britania planifikon uljen e periudhës së izolimit nga Covid, ja sa ditë do jetë karantina

Britania po shqyrton uljen e periudhës së izolimit në karantinë në  pesë ditë, tha sot kryeministri Boris Johnson, duke theksuar megjithatë se numri i pacientëve me Covid-19 po rritet në vend.

I pyetur për reduktimin e periudhës së izolimit nga shtatë në pesë ditë, Johnson tha: "Ne po e konsiderojmë atë", por shtoi se qeveria do të ndjekë udhëzimet shkencore.

"Ne duhet të sigurohemi që të largojmë Omicron. Ne po bëjmë përparim të madh. Por ka mbi 18,000 pacientë të  infektuar me Covid në spital ... ky numër është shumë i lartë dhe po rritet edhe më shumë," shtoi Johnson.