Edhe katër vjet burg për ish-lideren e opozitës
Një gjykatë ka dënuar liderin e opozitës së Mijanmarit, Aung San Suu Kyi me katër vite të tjera burg. Ajo u dënua për posedim dhe import të paligjshëm të telekomandave dhe shkelje të rregullave të pandemisë.
Suu Kyi u dënua fillimisht në dhjetor dhe iu dha një dënim i reduktuar me dy vjet burg.
Ajo u arrestuar gjatë një grushti shteti ushtarak në 1 shkurt të vitit të kaluar dhe përballet me dhjetëra akuza, të cilat ajo i mohon.
Akuzat ndaj ish lideres opozitare vijnë pas kontrollit të ushtrisë në shtëpinë e saj, ku ditën që filloi grushti i shtetit, u zbuluan disa pajisje me telekomandë.
Gjyqi i së hënës ishte i mbyllur për mediet dhe avokatët e Suu Kyi janë ndaluar të komunikojnë me shtypin dhe publikun.
Sipas të dhënave, nëse Suu Kyi shpallet fajtore për të gjitha akuzat mund të dënohet me burgim të përjetshëm.


