‘Ukraina’ bën bashkë Rusinë e SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2022, 10:54
Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë mbërritur në Gjenevë, ku pritet të mbajnë takimet e para kokë më kokë për zgjidhjen e situatës së tensionuar në Ukrainë.
Zv/sekretarja e Shtetit, Uendi Sherman u takua me zv/ministrin e Jashtëm rus, Sergej Rjabkov, duke çelur një javë diplomacie mes Rusisë dhe zyrtarëve të NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-ve.
Që nga fundi i vitit të kaluar, Rusia ka grumbulluar mijëra trupa në kufirin ukrainas, për të cilën NATO dhe SHBA janë shprehur se Kremlini do përballet me pasoja të rënda në rast sulmi.
