Ceremonia e çmimeve "Golden Globes" pa tapet të kuq dhe pa publik
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në Los Anxhelos këtë vit u zhvillua pa audiencë dhe pa publik për shkak të pandemisë së Covid 19.
"The Power of the Dog" dhe "West Side Story" fituan çmimet kryesore në një event të patransmetuar, që u injorua kryesisht nga Hollywood, me çmimet e shpalosura përmes një blogu të drejtpërdrejtë.
Western-i i Jane Campion "The Poëer of the Dog" është filmi i dytë i drejtuar nga një grua që fitoi çmimin e dramës më të mirë. Filmi gjithashtu fitoi për regjisorin më të mirë dhe aktorin më të mirë dytësor për Kodi Smit-McPhee.
"West Side Story" e Steven Spielberg mori çmimet kryesore për komedinë ose muzikalin më të mirë, si dhe çmimet e aktores kryesore dhe dytësore për yjet Rachel Zegler dhe Ariana DeBose.
Will Smith dhe Nicole Kidman u vlerësuan aktori dhe aktorja më e mirë në filmat dramatikë , përkatësisht "King Richard" dhe "Being the Ricardos".
Por asnjë nga yjet nuk ishte i pranishëm si zakonisht në Beverly Hilton, me ceremoninë e mbajtur me dyer të mbyllura.
Globes janë cilësuar tradicionalisht si një ngjarje e rëndësishme, por këtë vit Shoqata e shtypit të huaj të Hollivudit, që akordon çmimet, një grup prej 100 shkrimtarësh, është akuzuar për një sërë dështimesh nga korrupsioni në racizëm.
Megjithë atmosferën e ulët që rrethon Globes, tre fitore secila për "The Power of the Dog" dhe "West Side Story" konfirmojnë kredencialet e tyre si pretendentë për një sezon çmimesh që kulmon në mars me Oscars.



