Akt heroik/ Policët i shpëtojnë jetën pilotit, vetëm pak sekondat para se treni ta merrte para (shikoni videon)
Policia në Los Anxhelos (Kaliforni, SHBA-ja jugore ) të dielën e 9 janarit, arriti të tërheqë në kohë rekord nga shinat pilotin, i cili kishte bërë një ulje të detyruar mbi shina, disa sekonda përpara se treni të kalonte mbi shina.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë përpjekjet dhe ankthin e policëve për të nxjerrë pilotin nga avioni.
Foothill Division Officers displayed heroism and quick action by saving the life of a pilot who made an emergency landing on the railroad tracks at San Fernando Rd. and Osborne St., just before an oncoming train collided with the aircraft. pic.twitter.com/DDxtGGIIMo
— LAPD HQ (@LAPDHQ) January 10, 2022
Mësohet se piloti bëri një ulje emergjente pak pasi u ngrit nga zona e Pakoimës, sipas medieve lokale . Policia dhe piloti ishin shumë pranë shinave kur treni që po kalonte përplasi avionin e pilotit.
"Avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente , duke përfunduar në një kryqëzim të ngarkuar," tha Leëis Jimenez, një kompozitor 21-vjeçar që xhiroi videon. “Disa sekonda para se treni të godiste aeroplanin, policia shpëtoi pilotin”.
Sipas medieve lokale, piloti është në gjendje të qëndrueshme. Nuk raportohet për të lënduar në tren.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së qytetit vlerësoi “heroizmin” dhe “aksionin e shpejtë” të efektivëve, të cilët “i shpëtuan jetën” pilotit.
