Sekuestrohet 1 ton kokainë me destinacion Evropën, arrestohet djali i ish-deputetit
Shërbimi i ndjekjes së drogës në Paraguai sekuestroi rreth një ton kokainë dhe arrestoi djalin e një ish- deputeti të njohur për trafikim droge, njoftuan autoritetet policore ditën e djeshme, 9 janar.
Mësohet se anëtarët e shërbimit anti-drogë kryen gjashtë operacione në tre qytete pranë kryeqytetit, Asuncion, për të kapur kokainën.
Trafikanti i dyshuar është Fernando Enrique Valbouena, i biri i politikanit liberal Elvis Valbouena, një ish-deputet i njohur në Paraguai, i cili është shprehur pro dekriminalizimit të marijuanës.
En total se incautaron 947 Kilogramos de Clorhidrato de Cocaína.
— SENAD Paraguay (@senad_paraguay) January 9, 2022
El valor del alijo en el mercado europeo ronda los 60 Millones de Dólares.
También fue detenido un ciudadano ucraniano durante uno de los allanamientos en Fernando de la Mora. pic.twitter.com/IGkh9n5W5G
"Valbouena drejtoi dhe koordinoi blerjen dhe shitjen e kokainës, e cila vinte nga qyteti Eusebio Agiala, 90 km nga Asuncion, dhe transportohej përmes lumenjve Paraguai-Paranna, ndërsa destinacion përfundimtar kishte Evropën", njoftuan autoritetet zyrtare.
"Në një objekt 200 metra larg rezidencës së Valbouena, u gjetën 947 kg kokainë të gatshme për t'u transportuar nga deti në portet e huaja dhe u konfiskuan, sipas zëdhënësit", shkruajnë mediet lokale.
Tërmet, ndihet në disa qytete të Shqipërisë
9 Janar, 22:45

