Tragjedi/ Shpërthen zjarri në pallat, të paktën 19 viktima midis tyre nëntë fëmijë (video)
Të paktën 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë, kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një pallat në Nju Jork.
32 persona të tjerë u dërguan në spital, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike, sipas kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.
Shkaku i tij nuk dihet ende, u tha gazetarëve komisioneri i departamentit të zjarrfikësve të Nju Jorkut, Daniel Nigro në një konferencë shtypi të dielën.
Komisioneri tha se ata kishin gjetur viktima në çdo kat të pallatit 19-katësh, duke thënë se tymi ishte "i paprecedentë".
Ai tha për NBC News se numri i të vdekurve ishte më rëndi që është regjistruar në Nju Jork për 30 vjet.
Zoti Nigro tha se tymi ishte përhapur në çdo kat të ndërtesës ndoshta sepse dera e apartamentit ku kishte rënë zjarri ishte lënë e hapur dhe se viktimat kishin thithur sasi të konsiderueshme tymi.
Shpërthimi i zjarrit në Nju-Jork vjen disa ditë pasi një shtëpi në Filadelfi u dogj duke vrarë 12 persona, përfshirë tetë fëmijë.
BREAKING: 63 injured, multiple feared dead, after high rise fire in the Bronx, New York; Mayor Adams says it is ‘one of the worst fires in the city’s history’ pic.twitter.com/64GsDXvyVj
— Stoll News (@StollNews) January 9, 2022

