Rubin Hebaj habit me deklaratën: Teuta do rikthehet aty ku i takon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2022, 22:20
Rubin Hebaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin "Ora Sport" në RTV Ora u shpreh se Teuta do rikthehet aty ku i takon.
Hebaj: Është pak e vështirë për një klub që del kampion sepse janë dhe ndeshjet e Evropës, normalisht edhe lodhja fizike. Gjithsesi mendoj se do rikthehemi aty ku na takon të jemi.
Ai u shpreh se po provojnë të marrin maksimumin në stërvitje.
Hebaj: Që ditën e parë që filluam kemi pasur ngarkesa fizike dhe shpresoj që këtë javë do vijojmë me përgatitje më të detajuara.
Shikoni videon:
