Krim në familje, burri vret me kallashnikov gruan në Nenshat, Vau i Dejës. Tenton vetëvrasjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 9 janar në fshatin Nenshat në Vaun e Dejës.

Burime për Ora News bëjnë me dije se burri ka vrarë me kallashnikov gruan.

Viktima Xh.T është rreth 40 vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat janë të paqarta. Mësohet se çifti ka qenë i divorcuar. Pas krimit, burri ka tentuar që t'i japë fund edhe jetës.

"Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes."