Krimi në Vaun e Dejës, 50 vjeçari qëlloi për vdekje ish-gruan. Përfundon i plagosur në spital

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Nenshat në Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme, 9 janar.

Nikolin Hila qëlloi për vdekje me armë zjarri kallashnikov gruan 40 vjeçare e identifikuar si Xhuliana Topalli.

Gazetari Bepin Kolvata na informon se çifti ishin të divorcuar. Pas krimit, burri ka tentuar të vrasë veten dhe si pasojë ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshimet e para janë që ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të konflikteve që kanë pasur.

Polica ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merren në pyetje dëshmitarët dhe familjarët për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.