VIDEO/ "Këtu është bërë terror nga të dy palët. Të gjitha do verifikohen." Polici 'nervozohet' me sekretarin e PD

Ora News sjell momente nga ato që nuk mund të keni parë gjatë ditës së djeshme kur në selinë PD pati një përplasje mes mbështetësve të Berishës që kishin ardhur për të hyrë në selinë PD dhe mbështetësve të Bashës që ndodheshin brenda në PD.

Pasditen e 8 janarit 2022 për disa orë policia dhe prokuroria ishin tek selia e PD-së për të mbledhur provat materiale për dhunën dhe përplasjet që u shënuan brenda në seli

Në një moment Indrit Sefa, sekretar për çështjen ligjore të PD-së është në oborrin e selisë PD-së dhe debaton dhe me një oficer policie duke u përpjekur ti thotë se pala tjetër ishte fajtore.

Indrit Sefa: Ju kemi dhënë të gjitha të dhënat.

Oficeri i policisë: Këtu është bërë terror. Është bërë rrëmujë këtu. Të gjitha do verifikohen. Edhe ju që keni gjuajtur dhe ata që kanë gjuajtur.  Atje mbrapa është gjuatur.

Indrit Sefa: Kush gjuajti? Ku ka gjuajtur. Ku ke parë ti është gjuajtur. Ke parë ndonjë që ka gjuajtur nga brenda jashtë. I ke parë zyrat brenda?

Oficeri I policisë: I kam edhe ato. Të gjitha do të verifikohen.