Djokoviç në një hotel me refugjatët, rrezikon 3 vite “espuls” nga Australia

Ashtu si një emigrant që shkel një vend në mënyrë të paligjshme dhe që rrezikon të mos shkelë për vite të tëra në atë territor, ashtu mund ta pësojë edhe Novak Djokoviç.

Teksa rasti i numrit 1 në botë po bën xhiron e botës e ku shumë tifozë të tenistit serb janë ngritur duke u sensibilizuar me të për trajtimin që po i bëjnë, vetë Djokoviç ndodhet  në një situatë aspak të zakonshme madje edhe për të ardhur keq.

Në pritje për të shkuar në gjykatë të Hënën ku ka paditur refuzimin e vizës, Djokoviç po qëndron në një hotel refugjatësh dhe shumë tenistë të tjerë janë revoltuar duke thënë se ai po trajtohet në mënyrë shumë të keqe.

Në fakt ministri i brendshëm Australian, Karen Andrew tha se Novak Djokoviç nuk është i burgosur dhe se ai është i lirë të lërë vendin në çdo moment me policinë që mund të lehtësojë udhëtimin për të por rregullat janë rregulla.

Në këtë aspekt, numri 1 në botë rrezikon shumë sepse sipas ligjeve shumë rigoroze në Australi lidhur me kufijtë dhe emigracionin, kush kapet me parregullsi në viza, rrezikon 3 vite “espuls”, fjalë që njihet mirë në Shqipëri.

Është i njëjti trajtim që marrin emigrantët që shkojnë në mënyrë të parregullt në një vend të BE-së e kur kapen u vihet një “vulë” në system që e pengon të futet për vitet e ardhshme.

Kjo çështje ka kaluar tashmë anën sportive dhe është kthyer në një betejë personale por në Beograd po shihet edhe politikisht pasi Vuçiç shumë here ka reaguar për trajtimin që po i bëjnë numrit 1 për meshkuj në tenis./Ora News/.