Nedim Bajrami gati për hapin madh, Igli Tare nis bisedimet për ta transferuar te Lazio

Për Nedim Bajramin ka oferta të menjëhershme për ta shkëputur nga Empoli që në janar por fantazisti shqiptar që më përpara ka përfaqësuar Zvicrën është i duruar dhe po pret okazionin e madh.

Dhe ky rast duket të jetë Lazio pasi Igli Tare mendon seriozisht për 22-vjeçarin që ka arritur të realizojë 5 gola deri tani në Serinë A, madje i fundit ishte pikërisht në Olimpico ndaj skuadrës së Sarrit.

Dr. Sportiv i Lazios besoj shumë te Bajrami dhe do të nisë që tani bisedimet për të shtruar rrugën e transferimit në verë të lojtarit nën urdhrat e trajnerit italian.

Bajrami ka treguar se di të bëjë fantazistin, mesfushorin dhe te bardhekaltërit do të ishte një vlerë e shtuar por me shumë mundësi edhe si pasues i Milinkoviç-Saviç.

Për monentin nuk përmenden shifra për transferimin por diçka është e sigurtë, Lazio dëshiron me çdo kusht Nedim Bajramin, dhe lojtari kuqezi është gati ta përqafojë këtë sfidë./Ora News/.