Video/ Gola dhe polemika, Milani mund 3-1 Romën në ndeshjen e parë të vitit

Polemikave të covid-19 tashmë ua zënë vendin polemikat në fushë. Milan-Roma përfundon me fitoren e kuqezinjve që arrijnë ta nisin vitin 2022 me fitore por e gjithë sfida është shoqëruar me polemika që pritet të vazhdojnë dhe gjatë.

E gjitha ka të bëjë me arbitrimin dhe disa vendime por gjithsesi Milani mori me meritë fitoren teksa që në 8’ Giroud kaloi në avantazh vendasit me penallti dhe më pas Messias dyfishoi pas një gabimi në mbrojtjen e miqve në17’.

Abraham shkurtoi diferencën në 41’ por Roma protestoi për një rast të dyshimtë ku Zaniolo u mbajt në zone.

Gjithsesi pjesa e dytë nisi e forte dhe me tension ndërsa Karsdord mori dy të verdhë dhe la Romën me 10 lojtarë.

Milani përfitoi në 82’ me Leaon për të vulosur rezultatin ndërsa më vonë edhe Mancini doli me të kuq teksa Ibrahimoviç gaboi një penallti në 94’.

Me këtë fitore, Milani afrohet dhe është vetëm 1 pikë larg Interit ndërkohe që zikaltërit nuk zbritën në fushën e lojës ndaj Bolognas./Ora News/.