Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2022, 07:14
Ndahet në mënyrë të parakohshme nga jeta ish-presidenti i Elbasanit, Arben Laze. Lajmi i trishtë u dha nga të afërm dhe miq të ish numrit 1 të klubit i cili siç mësohet ka patur probleme shëndetësore për shkak të një infarkti në zemër që ka pësuar.
Abren Laze, ngriti edhe njëherë në majë ekipin e Elbasanit ku nën presidencën e tij në sezonin 2005-2006, skuadra fitoi titullin e dytë në histori pas 22 vjetësh pritje.
Me 55-vjeçarin në krye Elbasani ishte protagonist në futbollin shqiptar dhe lajmi i ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme ka tronditur futbollin shqiptar.

Ora News u shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve për humbjen e rëndë.
/Ora News/.
