Saga Djokoviç vijon. Tenisti serb ngre padi, nuk lëviz nga Australia

Zyrtarisht Novak Djokoviç nuk ka shkelur ende në Australi dhe pas vendimit për anulimin e vizës që shkaktoi një zhurmë të madhe por edhe reagime të forta ka ardhur edhe lëvizja e parë nga numri 1 në botë.

Siç raportohet, ai vendosi mëngjesin e sotëm të marrë masa ligjore kundër këtij dëbimi dhe kërkesa e serbit, po shqyrtohet nga një gjykatës në Melburn, i cili i mundësoi atij qëndrimin dhe për këtë arsye të mos kthehej për momentin në vendin e tij.

Rasti i tij është shtyrë për në orën 10 të mëngjesit të së hënës së javës së ardhshme, kur do të merret vendimi përfundimtar për kthimin apo jo në Serbi.


Avokatët e tij kanë afat deri të shtunën, në orën 14:00, për të sjellë elementë të rinj në çështje, duke përfshirë provat e mundshme që vërtetojnë vlefshmërinë e përjashtimit mjekësor të numrit 1 të botës, i cili do të kalojë fundjavën në Hotel Park, një hotel në karantinë në Melburn.

E gjithë kjo betejë po bëhet që ai të mbrojë titullin në Australian Open që fillon më 17 janar por më shumë edhe për të pastruar tashmë imazhin me figurën e keqe që bëri. /Ora News/