Strakosha shkakton penallti, Bajrami i shënon. Lazio-Empoli japin spektakël, shihni golat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2022, 16:37
Seria A rinis me lumë golash. Në dy ndeshjet e luajtura në këtë pasdite, u shënuan 9 gola pa llogaritur edhe 3 të ndeshjes në drekë.
Sytë ishin në ‘Olimpico” ku në derbin e shqiptarëve u përplasën Strakosha dhe Hysaj te Lazio përballë Ismajli e Bajrami në kampin e Empolit.
Sfida ishte argëtuese dhe plot spektakël me një barazim 3-3 në fund që nuk kënaq aspak por që lë shenjë Nedim Bajrami me një penallti të shkaktuar pikërisht nga Strakosha në fillim të ndeshjes.
Mesfushori shqiptar luajti 63’ minuta teksa Ismajli, Hysaj e Strakosha pothuajse gjatë gjithë takimit.
Në videon më poshtë mund të ndiqni dhe golat teksa në ndeshjen tjetër, Spezia pa Rey Manajn i cili është me covid u mund 1-2 nga Verona./Ora News/.
