Nuk ka fitues, Juventus ndalet nga Napoli dhe Amir Rrahmani. Shikoni golat e sfidës

Në “Allianz Stadium” u luajt një tjetër supersfidë e javës së 20-të të Serisë A.

Juventus priti Napolin pothuajse të përgjysmuar nga dëmtimet dhe covidi por të kaltërit surprizuan teksa hodhën në fushë treshen Lobotka-Zielinksi-Rrahmani të cilët me vendim nga autoritetet shëndetësore ishin vënë në izolim.

Gjithsesi duke mos menduar për masat, Napoli menjëherë në pjesën e pare tregoi një nivel të mire dhe gjeti rrjetën e para me Dries Mertens në 23’.

Fraksioni i dytë sjell menjëherë golin e barazimit për të zotët e shtëpisë me Federico Chiesan në 54’ teksa minutat në vazhdim janë shumë emocionuese.

Si Juventusi ashtu dhe Napoli mund të shënonin golin e nokautit por në fund të dyja ekipet ndajnë pikët në “Allianz Stadium”.

Napoli e shikon tashmë veten 6 pikë larg Interit kryesues ndërsa Juventusi është 3 pikë nga Atalanta e vendit të katërt./Ora News/.