Zyrtare, Coutinho largohet nga Barcelona për t'u rikthyer në Premier League

Nuk pritej të ishte kaq e lehte dhe e shpejtë por Philippe Coutinho ka mbyllur zyrtarisht aventurën me Barcelonën për t'u rikthuer në Premier League.

Aty ku shkëlqeu dhe u bë lojtari pas të cilit u dashuruan tifozët e Liverpool, tashmë braziliani do të ketë një shans tjetër por kësaj radhe me fanellën e Aston Villas.

Ky është një lajm i mirë edhe për Barcelonën pasi futbollisti nuk ishte i lumtur, kishte rënie drastike të rendimentit dhe për më tepër Xavi nuk e kishte në planet e tij dhe më e rëndësishmja, paga e tij 15 mln euro neto rëndonte buxhetin e klubit.

Siç mësohet, ishte Gerrard që e bindu brazilianin të pranonte Aston Villan pasi për të ishin në garë edhe Newcastle, Leicester dhe West Ham.

Në fund të sezonit, Aston Villa do të ketë edhe mundësinë për të blerë kartonin e Coutinhos nga Barça.