Dhuna në selinë e PD-së, Departamenti Amerikan i Shtetit: Shmangni zonën incidentet e tjera

Protesta dhunshme e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berishës në selinë e PD duke se ka shqetësuar edhe amerikanët.

Pas ambasadës së SHBA, edhe Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamentin amerikan të Shtetit i ka dënuar aktet e dhunshme të ndodhura në selinë blu.

Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamentin amerikan të Shtetit shkruan se incidente të tjera mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit.

“Protesta në selinë e Partisë Demokratike është përshkallëzuar në dhunë, me incidente të forcës fizike dhe gazit lotsjellës. Shmangni zonën dhe qëndroni të vetëdijshëm për rrethinën pasi mund të shfaqen incidente në pjesë të tjera të qytetit”, - shkruhet në postim.

Ndërkohë, për më shumë se orë mbështetësit e Berishës shkatërruan selinë e PD-së, duke u përpjekur që ta merrnin atë.

Gjatë protestës është hedhur sasi tymi nga fikësit e zjarrit dhe spray djegës për sytë nga dera anësore e selisë, e cila ndër të tjera është blinduar me profile metalike.

Protestuesit janë përpjekur që të ngjiten me shkallë në katin e dytë, aty ku ndodhej kryedemokrati Lulzim Basha dhe anëtarë të tjerë të PD, por ka qenë e pamundur, duke degjeneruar edhe në përplasje fizike.

Pas thirrjes për ndihmë nga demokratët e Bashës, ka ndërhyrë edhe policia e cila hodhi ujë për të larguar të gjithë protestuesit.

Këta të fundit u shpërndanë në rrugë të ndryshme të zonës përreth për shkak të hedhjes së ujit dhe gazit lotsjellës.

Momentalisht selia e PD-së është nën kontrollin e policisë dhe po cilësohet si një skenë krimi ku po mblidhen provat e ngjarjes.

Dhuna në selinë e PD-së, Departamenti Amerikan i Shtetit: