Barcelona fiton me përmbysje, avancon në Kupën e Mbretit. Shihni golat

Edhe pse me shumë të rinj në fushë dhe me mungesa, Barcelona bën një tjetër paraqitje me karakter duke fituar në Kupën e Mbretit me përmbysje.

Pa harruar edhe lojtarët që ka me covid-19, katalanasit triumfuan ndaj ekipit modest Linares që luan në kategorinë e tretë por me këta të fundit që ua bëri të vështirë ekipit të Xavit.

Vendasit fillimisht kaluan në avantazh që në 19’ me Hugo Diaz duke arritur ta mbanin ketë rezultat për 45 minuta por fraksioni i dytë ishte shumë i mirë për miqtë që arritën të përmbysnin situatën.

Ousmane Dembele vuri barazpeshën në 63’ dhe vetëm 6 minuta më pas i riu Jutgla shënoi edhe golin e dytë.

Për t’u theksuar në këtë ndeshje që Dani Alves u rikthye titullar me fanellën katalanase 1.689 ditë nga hera e fundit ndërsa ndeshja u mbyll 2-1. Barcelona avancon kështu në raundin e katërt të Kupës së Mbretit./Ora News/.