Incidenti me deputetin, Balliu: Bejko provokoi demokratët me gishtin e mesit

Deputeti Roland Bejko u shty dhe u godit nga protestuesit demokratë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë blu.

Ndërkohë Klevis Balliu në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, u shpreh se Bejko provokoi demokratët duke u nxjerrë gishtin e mesit.

Ndër të tjera Balliu tha se të vetmit që u dënuan sot nga protesta ishin demokratët.

Klevis Balliu: Roland Bejko provokoi demokratët duke ua bërë me gishtin e mesit, siç ja bënte Edi Rama.  A u dënua ndonjë njeri përveç demokratëve sot. Kush janë arrestuar sot? Ata janë funksionarë. Ka marrë njeri të arrestuar që e kanë gjakosur demokratët. Qëllimi kryesor i kësaj lëvizje është të bëhen zgjedhje. Kërkojmë zgjedhje në PD. Lulzim Basha nuk do zgjedhje sepse ai ka vetëm 50 vota.