A do ti kërkoni Bashës dorëheqjen? Salianji: Do kërkoj të mbahet përgjegjës cilido për aktet e dhunës

"Risku dhe turpi që ju bë demoratëve duke u sjellë në mënyrë tribale është e paimagjinueshme" tha deputeti Ervin Salianji për gazetarët në momentin që po largohej nga selia blu.

Pyetjes së gazetarëve nëse do ti kërkonte Bashës dorëheqjen si kryetar i PD, ai ju përgjigj:

"Do kërkoj të mbahet përgjegjës cilido për aktet e dhunës, të mbahet përgjegjës cilido për turpin që i ka bërë PD dhe interesave të demokratëve dhe këtu do të jemi".

Pyetje: Mendoni se Lulzim Basha do ti humbë zgjedhjet?

"Po kjo është dita për të diskutuar për këto?"

Ervin Salianji u shfaq në një moment me shkop në dorë para selisë blu por nuk dihet nëse ishte dhe ai pjesë e dhunës ndaj protestuesve që kërkonin të mësynin selinë.