Braçe: Bardhi kërkon të futen gazetarët në skenë krimi, krimet nuk janë propagandë, janë prova
Lidhur e protestën e dhunshme në selinë e PD-së ditën e sotme ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe përmes një postimi në Facebook.
Braçe shkruan se Gazment Bardhi kërkon që të futen në PD gazetarët ndërsa policia dhe prokuroria e ka marrë nën kontroll atë që e quan si skenë krimi.
Braçe: Këta nuk do behën kurrë! Këta dhe ligji janë dy gjera te papërputhshme! Po shoh sekretarin e përgjithshëm te PD qe ndërhyn ne një skene krimi, te marre nen kontroll nga policia me urdhër te prokurorit dhe kërkon te fusë gazetaret ne atë skene krimi ku nuk ka mbaruar pune prokuroria!
Për te, për ti treguar gazetareve “krimin e kryer nga Sali Berisha ndaj shtëpisë se demokrateve”! Ky dhe gjithkush, duhet te kuptoje se krimet nuk janë propagande, krimet janë ne prova, ju tregohen prokuroreve dhe prokuroret i ka aty! Minimi i ligjit nga kushdo, është krim!

