Tensione e Incident në PD, protestuesit shtyjnë dhe godasin deputetin demokrat Roland Bejko. Shikoni videon
Momente tensioni para selisë së PD-së paraditen e 8 janarit 2022 pak para fillimit të protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme.
Protestuesit kanë ofenduar, shtyrë dhe goditur deputetin demokrat të qarkut të Gjirokastrës, Roland Bejko.
Bejko nuk u la të futet brenda në seli nga hyrja dytësore e selisë pasi hyrja kryesore ndodhet e mbyllur.
Bejko është shtyrë nga demokratët, por ai nuk është kundër përgjigjet dhe më pas është shoqëruar jashtë ambienteve të PD-së.
Më pas deputet demokrat i qarkut të Gjirokastrës, Roland Bejko ka dhënë një prononcim ku tha se një gjë e tillë i ka ndodhur vetëm në vitin 1991 kur protestonte kundër regjimit të Enver Hoxhë, duke shtuar se PD-ja kështu ka marrë fund.
Bejko: Kjo që ndodh tani më ka ndodhur në shkurt 1991 kur kemi bërë grevën e studentëve në universitet kundër diktaturës së Enver Hoxhës. Unë kam qenë drejtues i kësaj greve dhe duke zhvilluar grevën ka ardhur turma e enveristëve dhe na kanë shkelur me këmbë. Ne luftuam atë ditë për demokraci dhe shikoni se si e manifestojnë sot me sharje. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësia e menaxhimit të PD-së. them Berishës të mbajë njerëzit në kontroll sepse këtë që më bënë mua këta sot, na e ka bërë vetëm Enver Hoxha në 1991 në Gjirokastër.
Reagon PD
Partia Demokratike në një reagim tha se dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë.





