Protesta në PD-së, Çuçi: Policia e Shtetit tregoi sjellje profesionale, aktet e dhunës nuk do të tolerohen
Lidhur me protestën e dhunshme në ambientet e selisë së P-së sot ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Ai shkruan se Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Po ashtu, Çuçi shton se protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cenuar rendin publik nuk do të tolerohen.
Çuçi: Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cenuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime Policia e Shtetit!
Keqardhje e thelle për komentatorit politike dhe publike qe baltosin Policinë e Shtetit, ne një prej ditëve me te mira te saj përballe një nder situatave me te ndërlikuara ne historinë e pluralizmit. E drejte, e e paanshme, e përgatitur dhe profesionale Policia e Shtetit do te beje deri ne fund punën e saj. Tanimë ne bashkëpunim te ngushte me Prokurorinë, jashtë dhe brenda godinës se turpit te sotëm kombëtar.

