Balliu: De fakto, Basha sot ishte Ministri i Brendshëm i Ramës, u mbrojt nga policia e krimit
Klevis Balliu, ka komentuar situatën që është krijuar në protestën që u zhvillua ditën e sotme para selisë së PD.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora Neës, Balliu tha se ajo që ndodhi sot ishte dhuna e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ndërsa shtoi se këto të fundit janë një.
Ndër të tjera tha se Bashën sot e mbrojti policia e krimit.
Klevis Balliu: Kjo nuk ishte një ditë me dinamika por një ditë e cila kufizohet dhe mbyllet vetëm një fjali që është dhuna e Bashës dhe Ramës ndaj demokratëve. Lulzim Basha dhe Edi Rama janë një. Nuk ka Ramë pa Lul dhe nuk ka Lul pa Ramë. De fakto, Lulzim Basha së bashku me Bardhin sot ishte Ministri i Brendshëm i Ramës ose ai ishte Lulzim Lleshaj.
Nuk mund të dalë asnjë njeri të më pengojë hyrjen as mua dhe as një demokrati për të hyrë në shtëpinë time. Pse nuk flasim për brinjët e thyera të qytetarëve? Alban Hoxha aktualisht në spital. Gjakun e prodhoi Basha dhe Rama. Policia e krimit sot mbronte Bashën. Ai është i përfshirë në krim.
