Bejko: Më goditi njëri që e kam mbajtur me bukë, PD ka marrë fund, Berisha të mbajë njerëzit nën kontroll

Deputet demokrat i qarkut të Gjirokastrës, Roland Bejko ka dhënë një prononcim për mediat pas incidentit që ndodhi para selisë së partisë.

Deputeti Bejko u shty dhe u godit nga protestuesit demokratë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha sot në orën 12:00.

Bejko tha se një gjë e tillë i ka ndodhur vetëm në vitin 1991 kur protestonte kundër regjimit të Enver Hoxhë, duke shtuar se PD-ja kështu ka marrë fund.

Bejko: Kjo që ndodh tani më ka ndodhur në shkurt 1991 kur kemi bërë grevën e studentëve në universitet kundër diktaturës së Enver Hoxhës. Unë kam qenë drejtues i kësaj greve dhe duke zhvilluar grevën ka ardhur turma e enveristëve dhe na kanë shkelur me këmbë. Ne luftuam atë ditë për demokraci dhe shikoni se si e manifestojnë sot me sharje. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësia e menaxhimit të PD-së.  them Berishës të mbajë njerëzit në kontroll sepse këtë që më bënë mua këta sot, na e ka bërë vetëm Enver Hoxha në 1991 në Gjirokastër. 

Kjo është e instrumentalizuar nga dikush që do ta marrë partinë për vete. Me qëlloi dikush nga pas dhe atë unë e kam mbajtur me bukë. Të qëllojnë njerëz me të cilët ke ngrënë bukë. PD kështu ka marrë fund. E gjitha kjo po bëhet për interes të Sali Berishës, të cilin e kam mbështetur. Kam ardhur që të futem në seli, nuk e dija se kishte kaq shumë njerëz. Këtë gjë që më bënë sot, ma kanë bërë vetëm enveristët. Fajin e ka Berisha që ka sjellë demokratët që të vriten me demokratët.

Bejko: Më goditi njëri që e kam mbajtur me bukë, PD ka