Pas më shumë se 3 orë “luftë” në selinë e PD-së, “çlirohen” deputetët e Bashës

Pas më shumë se sa 3 orë “luftë” në ambientet e selisë së PD-së nga mbështetësit e Berishës, kanë mundur që të dalin nga selia deputetët demokratë.

Pas precipitimit të situatës në dhunë dhe kaos, deputetët e Bashës janë ngjitur në tarracë duke lajmëruar edhe policisë nga frika e ndonjë përpalljeje fizike me protestuesit.

Pasi polica ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë, deputetët demokratë dhe drejtuesit e PD-së janë “ngujuar” në tarracën e PD-së.

Ata kanë dalë të shoqëruar nga policia nga ambientet tashmë të shkatërruara totalisht nga dhuna e mbështetësve të demokratëve.

Në fotot e publikuara nga LSA mund të shihet që dalin nga dera dytësore e PD-së deputetët Agron Gjemarkaj dhe Ferdinad Xhaferri.

Ndërkohë policia e ka shpallur si një skenë krimi selinë e PD-së dhe nuk ka lejuar as gazetarët që të futen në seli për shkak të marrjes së provave.

Pas më shumë se 3 orë “luftë” në
Deputetët e PD-së mbi tarracën e partisë