Demokratët e Bashës “ngujohen” në tarracë nga protestuesit, Salinaji me dru në dorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 13:01
Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka degjeneruar në një përplasje dhe thyerje të dyerve dhe ambienteve të PD-së.
Ndërkohë deputetët demokratë dhe mbështetësit e Bashës që ndodhen brenda selisë kanë dalë në tarracë të godinës.
Mes tyre duket edhe deputeti demokrat Ervin Salinaji që mban një dru në dorë, ndodhte për mbrojte nga protestuesit.
