Përplasja fatale e dy makinave brenda tunelit të Kalimashit. Vdes pasagjerja, 4 të plagosur/ Shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 23:10
Kamerat e sigurisë kanë filmuar aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 7 janarit 2022 në tunelin e Kalimashit ku humbi jetën një vajzë ndërsa janë plagosur 4 persona të tjerë.
Ora News sjell pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.
Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja, në makinën me targa shqiptare Edjona Sala.
Eshtë dëmtuar drejtuesi mjetit Gjino Malçi dhe pasagjerët Mariglen Gjoka dhe Sandra Bega si dhe një person tjetër.
Malci dhe Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
