Në 12:00 protesta para selisë PD, Policia po pozicionohet, FNSh e autobotet vendosen tek parlamenti

Policia e Shtetit ka nisur implementimin e planit të masave për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Komisiomi i Rithemelimit të Partisë Demokratike, e cila do të mbahet në orën 12:00 pranë selisë blu.

Në orën 09:40 minuta FNSH dhe autobotet me ujë që shpërndajnë turmat janë vendosur tek parlamenti.

Ndërkohë që janë parë dhe makina policie të cilat drejtoheshin drejt selisë së PD. Efektivët kanë nisur përgatitjet që prej orëve të para të mëngjesit.

Në 12:00 protesta para selisë PD, Policia po pozicionohet, FNSh e

Në këtë tubim të paktën 1000 forca të reparteve të ndryshme do të jenë të angazhuara, ku një pjesë e madhe e tyre do të pozicionohen brenda xhamisë si dhe te parlamenti.

Po ashtu disa forca policisë do të qëndrojnë në gadishmëri edhe nga hyrja e kalasë së Tiranës deri te kisha katolike.

Po ashtu si mundësi depërtimi në selinë e PD-së policia ka menduar hyrjen djathtas godinës, e cila përkon më derën e parlamentit.

Për këtë arsye teli më gjemba, i cili ishte instaluar prej kohësh është hequr, duke i lënë vendin vetëm derës së hekurt.

Sipas burimeve, agjentët civilë do të shpërndahen në turmën e prostestuesve, të cilët do të dokumentojnë çdo veprim të personave pjesëmarrës në këtë tubim.

Po ashtu rreth orës 11:00 disa akse pritet që të blllokohen.

Burimet thonë se zonë nga ish-hotel Dajti deri te rruga e Elbasanit do të jetë e lirë për protestuesit, e ndërsa në varësi të lëvizjes së turmës do të kenë edhe masa përkatëse.

Postoblloqet e policisë do të qëndrojnë edhe gjatë fillimit të protestës.

Nën lupën e uniformave blu janë personat të cilët më herët janë bërë pjesë e levizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha por edhe ato të tjerë të cilët kanë informacione operative për aktivitetin e tyre.

Në 12:00 protesta para selisë PD, Policia po pozicionohet, FNSh e