A keni punë tek kryeministria? Berisha: Përjetësisht kemi punë për të rrëzuar Edi Ramën por…

Kryeministri mori masa për blindimin e dyerve një ditë para protestës së thirrur nga Berisha për lirimin e selisë blu.

I pyetur nëse do ta zhvendosin protestën dhe te kryeministria Berisha dha këtë përgjigje.

Pyetje: A keni punë tek kryeministria?

Sali Berisha: Nesër, përjetësisht kemi punë derisa të rrëzojmë Edi Ramën por nesër jemi tek pengu i tij.

Pyetje: Po nëse mbaroni punë shpejt ka marshim drejt kryeministrisë?

Sali Berisha: Atë e vendos revolucioni, në çdo variant jemi paqësor.

Deklarata Berisha i bëri në Çim Peka Live.

Nesër në orën 12:00 do mbahet protesta kombëtare përpara selisë së Partisë Demokratike me moton: Jo Bunker i Pengut, por Shtëpi e Demokratëve.