Demokratët e Lushnjes dhe Gjirokastrës i përgjigjen thirrjes së Berishës për protestën, nisen drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 09:24
Qindra demokratë nga Lushnja dhe Gjirokastra janë nisur gjithashtu drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën para selisë blu të thirrur nga lideri i tyre historik Sali Berisha.
Mësohet se rreth 800 anëtarë nga Lushjna janë nisur me mjetet e tyre private drejt Tiranës. Burime për Ora News bëjnë me dije se 600 janë anëtarë të PD-së, Dega Lushnje dhe 200 janë anëtarë të PD-së Dega Divjake.
Nga Gjirokastra Libohova dhe Dropulli janë nisur mbi 100 demokratë. Nga Tepelena dhe Memaliaj janë nisur rreth 80 demokratë , ndërsa nga Përmeti dhe Këlcyra 70.
