Lëvizte me armë dhe kokainë në mes të natës, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 10:09
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë dhe drogë me vete.
Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një dozë me kokainë.
"Si rezultat i kontrolleve të shtuara, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë," informon policia.
"Ky shtetas u kap në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, rreth orës 02:30 të mëngjesit, në rrugën “Frang Bardhi”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë, me fishekë në krehër."
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
