Demokratët protestë kundër Bashës, oborri i selisë blu mbushet me makina për të penguar protestuesit

Basha rreth orës 08:15 i është drejtuar zyrës së tij në selinë demokratike.

Gazetari Everest Dedaj bën me dije se zoti Basha gjatë gjithë ditës së sotme do të zhvillojë takime me forcat e kësaj strukture politike. Në orën 11:00, një orë para nisjes së protestës, Basha ka thirrur në mbledhje Kolegjin e Kryetarëve.

Gjatë kohës kur do të protestohet para selisë, Basha do të zhvillojë takime me strukturat. Burime për Ora News bëjnë me dije se ditën e sotme pritet të ketë edhe vendimmarrje pranë selisë së PD.

Në oborrin e selisë blu ka mbështetës së zotit Basha dhe makina të cilat janë vendosur në oborr si një skenar për të pamundësuar mbledhjen e protestuesve para selisë.

Ditën e djeshme, Sali Berisha paralajmëroi se nuk ka dyer të blinduara që mbajnë peng vullnetin e demokratëve. Deri në këto momente nuk ka një skenar të përcaktuar se si do të zhvillohet protesta.