Dyshohet se u vetëhodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ndërron jetë 84-vjeçarja në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 08:18
Një 84-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë.
Policia e Tiranës informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, në "Don Bosko".
Shtetasja D.L, 84 vjeç dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
