Pas blindimit të dyerve, Basha mbyll edhe kafen që ndodhet në selinë e PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 09:56
Lulzim Basha ditën e sotme, përveç dyerve të selisë blu ka urdhëruar edhe mbylljen e lokalit që ndodhet në oborrin e saj.
Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se me urdhër të Bashës lokali është mbyllur, ndërsa oborri i selisë blu është mbushur me makina.
Për sa i përket masave të marra nga policia, rreth 1000 efektivë të policisë do të jenë të gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
Pritet që furgonët e policisë të zhvendosen në afërsi të selisë blu me afrimin e protestuesve. E gjithë selia do të jetë e rrethuar me forca policie në pjesën e jashtme të saj.
