Shira në të gjithë vendin, temperaturat deri në 16 gradë, parashikimi i motit për sot
Sistemi i vranësirave i vendosur në territorin shqiptar do të gjenerojë shira ku më të dendura shirat do të jenë në zonat perëndimore, herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi.
Orët vijuese sjellin ndërprerje të shirave duke bërë që intervale të shkurta kthjellimesh të ketë në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë shirat do të ri-shfaqen sërish në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.
Përsa i përket situatës termike; temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rënie do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C, sipas Meteoalb.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – verilindor duke sjelle ne brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Rajoni dhe Evropa
Pjesa me e madhe e kontinentit të Europës paraqitet në ndikimin e masave ajrore te paqëndrueshme duke bere që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë dominante. Konkretisht; vendet skandinave dhe zona e Alpeve do të kenë dëborë të dendur. Po ashtu, ishujt britanike dhe gadishulli i Ballkanit do të përjetojnë rrebeshe shiu të fortë. Ndërsa moti i kthjellet do të dominoje në gadishullin Iberik si edhe vendet e Europës Lindore.
