Qindra demokratë anembanë vendit në mbështetje të Berishës, nisen drejt Tiranës
Edhe demokratët e Beratit i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të marrë pjesë në protestën e sotme.
Ora News mëson se nga qyteti i Beratit janë nisur sot drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e PD-së rreth 400 demokratë.
Transporti i tyre është bërë me mjete private dhe jo në formë të organizuar.
Të gjithë demokratët që janë nisur drejt protestës së thirrur nga Berisha, mësohet se kanë marrë me vete edhe kartën e anëtarësisë së partisë.
Po kështu me mjete private drejt protestës së sotme në orën 12:00,j
anë nisur edhe 150 demokratë nga dega e PD-së Kuçovë, 66 demokratë nga dega e PD-së Skrapar, 43 nga dega e PD-së Poliçan dhe 48 nga dega e PD-së Dimal.
Të kontaktuar nëpërmjet telefonit,demokratët beratas janë shprehur se sot ata do të rimarrin shtëpinë e tyre dhe se sot selia e Partisë Demokratike do t'ju kthehet demokratëve.
Ata janë të vendosur në qëndrimin e tyre për të larguar nga selia e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, i shkarkuar me votat e anëtarësisë së Partisë Demokratike në 18 Dhjetor.
Ndërkohë nga Elbasani mësohet se janë rreth 1000 demokratët të cilët do t'i bashkohen protestës.
Ndërsa nga Saranda janë nisur vetëm 100 persona drejt kryeqytetit.
Nga Kavaja 350 qytetarë nisen drejt Tiranës.

