Çfarë po ndodh me patronazhistët? Imeraj: Vazhdojnë hetimet intensive
Drejtuesja e Prokurorisë Tiranë Elisabeta Imeraj doli në një konferencë ku foli për arrestimin e 4 personave pas skandalit të publikimit të pagave.
Imeraj paralajmëroi se Prokuroria do t'i shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Ajo gjithashtu u pyet për çështjen e patronazhistëve, një tjetër skandal i bërë publik para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Imeraj tha se hetimet në lidhje me këtë çështje vijojnë në mënyrë intensive.
Imeraj: Çdo çështje në hetim ose çdo vepër penale e ndodhur nuk do ta quaja skandaloze, por do ta quaja një vepër penale që cenon të drejta të shtetasve dhe lirinë e tyre. Hyn në kuadrin e veprimtarisë tonë të përditshme për zhvillimet e hetimeve objektive. Edhe ajo çështje që ne na ka kaluar për kompetencë nga Prokuroria e Posaçme vijon të jetë nën hetim dhe ne vazhdojmë hetimet intensive në lidhje me të.
