Prokuroria: Dy IT e AKSHI-t shitën databazën e pagave, e blenë subjekte private, po hetojmë qëllimin
Katër persona janë arrestuar lidhur me skandalin e nxjerrjes në pazar të pagave të mbi 690 mijë shqiptarëve.
Ata janë dy specialistë të IT të punësuar në Agjencinë kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) por që e ushtrojnë detyrën si punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimve, si dhe dy punonjës në sektorin privat.
Kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj doli paraditen e 7 janarit 2022 në një konferencë për median ku dha detaje për operacionin e arrestimeve të ekzekutuara mbrëmjen e 6 janarit 2022.
"Të dhënat janë shitur dhe janë blerë nga subjektet private dhe i kanë përdorur për qëllime të tjera" tha Imeraj.
Të arrestuar janë dy specialistët e IT, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj dhe Klodian Sota, Endri Ikomomi punonjës në sektorin privat
"Gjatë hetimit tonë kemi zbuluar se nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje të rrjetit kompjuterik por punonjësit kanë shpërdoruar detyrën me veprimet e tyre dhe më pas të dhënat e siguara I kanë shitur në subjekte private" informoi prokurorja Elizabeta Imeraj.
Mekanizmi
"Specialisti i IT në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve duke pasur akses në të dhënat personale, që konsistojnë me pagat e disa muajve, ka hyrë në këto të dhëna personale duke pasur aksesin duke qenë i punësuar. Këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj i cili ka shfrytëzuar marrjen e të dhënave në mënyrë të paautorizuar dhe këto të dhëna t'ia shesë bizneseve private.
Aksesi
Prokuroria tha se do i shkohet deri në fund hetimeve jo vetë kush e ka krijuar aksesin por dhe qëllimin e përdorimit të të dhënave.
"Pista tjetër e hetimit është për t'i shkuar deri në fund kësaj ngjarjeje. Jo vetëm për persona që kanë funksione shtetërore dhe kanë shfrytëzuar postin e tyre për t'i marrë këto të dhëna dhe për t'i shitur ato, por edhe në pistën e hetimit për ata njerëz të cilët kanë krijuar aksesin e pasjes së këtyre të dhënave dhe publikimin e tyre me çfarëdolloj qëllimi. Jemi në kuadër të hetimit të qëllimit" tha Imeraj.
Eni Qirjako ishte punësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve më 20 korrik 2020 në pozicionin specialist IT ndërsa Andi Agaraj ishte punësuar në 2013.
U shitën per 20 -30 mije leke
Mësohet se databaza u shit per 20 - 30 mije leke
Blerësit
Ora News mëson nga prokuroria dhe se ku punonin dy personat e tjerë të arrestuar me dy specialistët e IT.
Klodian Sota punon tek kompania Smart Collection ne pozicionin menaxher.
Endri Ikonomi punon Drejtor i Pergjithshem ne kompanine Credit 2 ALL
Akuzat
Eni Qirjako, specialiste IT e punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ushtron detyrën si punonjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. E dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit të detyrës" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.
Andi Agaraj specialiste IT e punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ushtron detyrën si punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit të detyrës" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal, "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 259 i K.Penal.
Klodian Sota, punon tek kompania "Smart Collection" ne pozicionin menaxher. I dyshuar për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i K.Penal.
Endri Ikonomi punon Drejtor i Pergjithshem ne kompanine Credit 2 ALL. Dyshohet se ka kryer veprën penale "Korrupsioni pasiv në sektorin privat" parashikuar nga neni 164/6 i K.Penal
Databazat u shitën kundrejt 20- 30mijë lekëve.
Nga skandali i publikimit tek arrestimet
22 dhjetor 2021 Përmes aplikacionit Whatsap publikohet lista e pagave të muajit janar 2020. Këto të dhëna u shpërndanë në ëhatsapp dhe më pas u publikuan në media. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme për çdo shtetas.
22 dhjetor 2021 Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” si dhe shpërdorim detyre.
23 dhjetor 2021 Prokuroria urdhëron administratorin e të dhënave kompjuterike të AKSHI, Tatimeve. ISSHT të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të monetizuara në sistemin kompjuteri të të gjitha logeve që janë loguar në sistemi e të dhënave për pagat janar 2021. Më 23 dhjetor u ekzekutua urdhri
22 dhjetor 2021 Eni Qirjako meson shperndarjen e te dhenave. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave më 22 dhjetor 2021, pikërisht kur të dhënat nisën të shpërndaheshin në whats app. Ka konstatuar se të dhënat përkojnë me datën dhe orën e të dhënave që ajo ia kishte dërguar Andit. Ka njoftuar eprorin Ervin Muca të cilit ia ka bërë të qartë faktin se emri I userit nga I cili kanë dalë këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor për aksesimin e të dhënave nga ana e saj.
Ajo ka kërkuar të ndryshojë userin me emrin “Moza Seraj” dhe nuk është bërë.
23 dhjetor 2021 Prokuroria sekuestron hard diskun e kompjuterit të Eni Qirjakos.
24 dhjetor 2021 Sekuestrohet hard disku i kompjuterit të Andi Agaraj.
6 Janar 2022 në mbrëmje arrestohen dy specialistët e IT të AKSHI-t dhe dy punonjës në subjekte private.
7 janar 2022 Kryeprokurorja e Tiranës dhe zyrtare te policise se Tiranes ne konference per median lidhur me arrestimet dhe hetimet.

