"Janë t'i zhdukësh nga vendi" A i njohin qytetarët ministrat e kabinetit "Rama 3". Shikoni reagimet

A i njohin qytetarët të gjithë  ministrat e qeverisë Rama, nëse po, cilin ministër/ministre preferojnë? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Edhe një herë qytetarët treguan zhgënjimin e tyre ndaj qeverisë dhe politikbërjes në vendin tonë.

Disa prej tyre thanë se nuk janë të interesuar t'i njohin, ndërsa të tjerë u shprehën se nuk kanë pasur mundësinë t'i njohin, pasi në media është Rama ai që flet dhe prezanton punën e kabinetit qeverisës.

Ndër të tjera disa qytetarë nuk hezituan të shprehin dhe preferencat e tyre, njëri tha se politikani tij i preferuar është Niko Peleshi.

Përgjigjet e qytetarëve:

"Nuk njoh veten time, e jo më ministrat."

"Elisa Spiropali më sexy."

"Të gjithë ministrat janë t'i zhdukësh nga Shqipëria."

"Nuk njoh asnjë ministër, askush nuk i ka prezantuar ata, vetëm Ramën shohim."

"Po sigurisht që i njoh, janë 15 ministra, më shumë pëlqej Niko Peleshin. "

"Asnjë nuk dua të njoh."