Shoferi i makinës që shpërtheu tek "Unaza e Re" me precedentë penalë. Në 2012 plagosi 3 persona me granatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 09:12
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm, 7 janar 2022.
Makina me drejtues Mikel Harizaj, 42 vjeç dhe pasagjer Serini Dumi, 26 vjeç ishte në lëvizje në momentin e shpërthimit. Të dy mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës.
Ora News mëson se 42-vjeçari Mikel Harizaj është një person me precedent penal pasi në vitin 2012 ka plagosur 3 persona me një granatë.
Policia po verifikon lëvizjen e 42-vjeçarit në orën 02:50 minuta të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu po verifikohen dhe kamerat e sigurisë rreth zonës ku ka shpërthyer makina në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, Tiranë. Ora News mëson se Mikel Haziraj është pronar i një lokali dhe një marketi në Tiranë.
