I vunë eksploziv, makina shpërthen në lëvizje e sipër tek "Unaza e Re". Shoferi dhe pasagjeri në spital
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm, 7 janar.
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës.
Makina në pronësi të shtetasit Mikel Harizaj, 42 vjeç ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit. dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur poshtë makinës.
"Në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç" njofton policia e Tiranes.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, Mikel Harizaj dhe pasagjeri Serini Dumi, 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Kush është Mikel Harizaj
Ora News mëson se 42-vjeçari Mikel Harizaj është një person me precedent penal pasi në vitin 2012 ka plagosur 3 persona me një granatë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
