Parakalim i gabuar, përplasen dy makina në Thumanë, njëri nga drejtuesit përfundon te Trauma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 09:37
Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e 7 janarit në aksin rrugor Thumanë-FushëKrujë.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve. Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës.
Mësohet se njëri nga drejtuesit është futur në parakalim dhe ka shkaktuar aksidentin. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

