Ja emrat e të arrestuarve për 119 kg kokainë të gjetura në kontenjerin me banane
Zbulohen emrat e të arrestuarve lidhur me ngarkesën prej 119 kg kokainë të sekuestruar më 30 dhjetor 2021 në një kontenjer me banane.
Të arrestuarit janë Julian Merhori, agjent doganor dhe Bujar Qurku inspektor i AKU-së.
Dyshohet se ata kanë firmosur shkresën për ngarkesën me fruta ekzotike ku u gjet droga pa mbërritur kontejneri akoma në portin e Durrësit.
Gazetari i Ora News, Elton Qyno informon se ngarkesa me kokainë i përket një grupi të fortë kriminal, që vepron në qytetin e Durrësit. Madje kreu i këtij grupi administron pasuri dhe resorte turistike.
Sipas të dhënave të siguruara nga Ora News, ajo që është publikuar deri në këtë fazë të hetimit, është vetëm maja e ajsbergut, pasi situata e këtij rasti të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri është shumë më e komplikuar.
