Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në aksin Shkodër-Velipojë, vdes 29 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e 7 janarit 2022 në aksin Shkodër-Velipojë.

Një automjet tip "Range Rover", ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, njofton policia e Shkodrës.

Makina ka rrëshqitur në kanal rreth 100 metra.

Dy orë më pas policia ka arritur të identifikojë viktimën. Ai është Isa Kotrri, 29 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.