Po asfaltonte rrugën, prifti bekon me ujë të bekuar kryebashkiakun e Cërrikut, edhe pak veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 00:29
Bashkia e Cërrikut vendosi të nisë 2022 me asfaltimin e rrugëve të brendshme të fshatit Shtërmen. Dhe për të shkuar gjithçka mirë aty ka qenë dhe prifti i cili nga video duket që jo vetëm bekon rrugën por dhe vetë kryebashkiakun Andi Salla, madje në një moment edhe veten.
Videoja u postua në facebook nga vetë kryebashkiaku Salla I cili duket që ka zgjedhur 6 janarin për të nisur punimet, një ditë e shënuar kjo për besimtarët e krishterë të cilët kremtuan ditën e Ujit të Bekuar që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e Lumit Jordan.